Atentatori i Prokurorit Ndoja sot para Gjykatës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ky është Redjan Rraja, i arrestuari vetem deri tani nga policia si i dyshuar për atentatin e ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe dy personave të tjerë.Hetimet çuan policinë në gjurmët e 34 vjecarit, që sollën më pas dhe arrestimin e tij.Prokurorët gjetën prova te mjaftueshme qe implikojne Rrajen ne këtë ngjarje te rende.34-vjeçari do të dalë para togave të zeza kete te merkurë për tu njohur me masën e sigurisë. Ndaj tij rëndojnë disa akuza ?Vrasja e funksionarëve publikë? ne tentative, ?Vrasja kundër dy ose më shumë personave?, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë? dhe ?Armëmbajtja pa leje?. Për të gjitha këto vepra prokuroret kanë kërkuar masën e sigurisë arrest me burg.Redjan Rraja, i afërmi i deputetit socialist Rahman Rraja ka qenë i përfshirë edhe ne ngjarje te tjera kriminale.Ai eshte hetuar edhe per ngjarjen ne ish bllok ku u ekzekutua Elton Cico.Redjan Rraja u akuzua se fsheh pistoleten qe mbante viktima.Atentati ndaj prokurorit ndodhi pasditen e te premtes në Shkozet te Durresit. Makina me te cilen udhetonte Aerjan Ndoja, miku i tij Aleksander Laho, i njohur edhe me emrin Landi Muharremi e pseudonimin ?Rrumi? si dhe shoferi Andi Maloku u qellua me arme zjarri. Per pasoje tre personat mbeten te plagosur.

Recommended