Top News - Kryeministrja serbe: Nuk ndërhyjmë në punët e Podgoricës

  • 4 years ago
Kryeministrja serbe Ana Bërnabic, deklaroi se Serbia nuk ndërhyn në punët e brendshme të Malit të Zi dhe se ajo ndjen nevojën si kryetare qeverie që të reagojë ndaj pretendimeve të presidentit malazez Millo Gjukanovic, sipas të cilit Aleksandar Vuçic dhe politika e tanishme e Beogradit ?treguan qëllime shumë problematike? ndaj Podgoricës dhe se që nga miratimi i Ligjit për Liritë e Fetare në muajin dhjetor, ka pasur agresion të fortë mediatik dhe politik nga Serbia.


Bërnabic e cilësoi këtë deklaratë një përpjekje për mashtrim politik nga ana e Gjukanovicit, I cili po kërkon sipas saj të justifikojë ? rezultatet e partisë së tij në zgjedhjet parlamentare?. ?Gjatë tetë viteve të kaluara, Aleksandar Vuçic e ka përmendur Malin e Zi dhe Milo Gjukanovicin shumë ma pak nga sa e ka përmendur Gjukanovici Serbinë?, tha ajo.

Bërnabic shtoi se vendi i saj dëshiron të ketë marrëdhënie sa më të mira me Malin e Zi dhe të gjitha vendet në rajon dhe se është e përkushtuar për ndërtimin e një Ballkani të qëndrueshëm dhe të sigurt. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve I shpalli në 30 gusht rezultatet paraprake të zgjedhjeve të përgjithshme, të cilt treguan se tre koalicionet e opozitës pro-serbe dhe pro-ruse fituan më shumë se gjysmën e vendeve në përbërjen e ardhshme të parlamentit malazez.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AnaBërnabic#AleksandarVuçic#TopChannel

Recommended