Top News - Francë, Charlie Hebdo ripublikon karikaturat e profetit

  • 4 years ago
Në vigjiljen e nisjes së procesit për atentatin e vitit 2015, Charlie Hebdo ka nxjerrë sërish në kopertinën e saj karikaturat që e kthyen të përjavshmen satirike franceze në shënjestër të terrorizmit islamik. Sulmi I përpara 5 viteve bëri 12 viktima në redaksinë e saj. Por drejtori Riss deklaroi se ? nuk do ta ulim kurrë kokën, dhe nuk do të heqim dorë kurrë?. Për stafin e Charlie Hebdo, ribotimi i atyre vizatimeve, ishte ? I domosdoshëm?. ? Pas janarit 2015, na është kërkuar shpesh të krijojmë disa karikatura të Muhametit. Gjithmonë kemi refuzuar, jo sepse kjo është e ndaluar, sepse ligji na e jep të drejtën, por sepse na nevojitej një arsye e mirë për ta bërë, një motiv që të kishte një kuptim e të conte drejt debatit?, shkruhet në numrin e ri të redaksisë. 14 persona do të ulen në bankën e të akuzuarve, për t`u përballur me akuza që nisin nga mbështetja logjistike për vëllëzerit Said e Cherif Kouachi, si dhe për Amédy Coulibaly, tre autorët e sulmeve që terrorizuan Francën. I gjithë procesi do të filmohet për shkak të ?interesit të lartë për rëndësinë historike të arkivimit të tij?. 7 janarin e vitit 2015, vëllezërit Kouachi sulmuan redaksinë në kohën që aty po zhvillohej mbledhja e saj duke vrare mes të tjerësh edhe dy karikaturistët historikë, Cabu e Wolinski. Arsyeja ishte pikërisht publikimi i vizatimeve satirizuese të profetit. Ata arritën të largohen, ndërsa ditën tjetër Coulibaly vrau një police në Montrouge, në periferi të Parisit e më pas I mori jetën edhe 4 hebrenjve gjatë një pengmarrje në një supermarket. Ai u ekzekutua gjatë operacionit të forcave të antiterrorist, ndërsa Said e Cherif Kouachi ishin vrarë nga policia pak përpara tij.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#CharlieHebdo#France#TopChannel