Report TV -Hapja e shkollave, Ministria e Shëndetësisë: Rrisim me 30% ekipet e epidemiologëve

  • 4 years ago
Hapja e shkollave do të sjellë rritje të ekipeve te epidemiologëve që bëjnë gjurmimin dhe hetimin e rasteve dhe izolimin e vatrave të reja. Kapacitetet e grupeve të epidemiologëve do të rriten me 30 %, ndërsa kjo do të vlejë edhe për periudhën e Vjeshtë-Dimrit, ku virusi mendohet se mund të fuqizohet sërish. Shtimi i ekipeve në terren të epidemiologëve nga 54 në 70 vjen edhe falë ndihmës së USAID. Hapja e shkollave do të shoqërohet me një rritje të kapaciteteve dhe bashkëpunim me koordinatorët e shkollave, mjekët, infermierët dhe përgjegjësit në çdo shkollë, të cilët do të luajnë një rol të shtuar në të gjithë strategjinë e testimit, gjurmimit dhe izolimit të rasteve.

Recommended