Top News - Amazon merr leje/ Kërkon t`I nisë porositë me dronë

  • 4 years ago
Gjiganti amerikan i shitjeve online, Amazon, ka siguruar miratimin e rregullatorit kombëtar të aviacionit që dërgesat e veta nëpër SHBA t`i nisë me dronë. Drita jeshile e Administratës Federale të Aviacionit, kompanisë me seli në Siatëll i bërriti përgjatë fundjavës, duke e cuar atë një hap më pranë realizimit të ?shërbimit autonom përmes dronëve, të cilët një ditë do të dërgojnë porositë te konsumatorët tanë në gjithë botën?, sic tha David Carbon, zëvendës-president i Prime Air e cila funksionon në kuadër të Amazon. Qëllimi kryesor sipas tij është që në të ardhmen, kjo kompani të jetë në gjendje t`I dërgojë porositë brenda 30 minutave. Megjithatë, planin e saj nuk mund ta vërë në jetë menjëherë, sepse dronët janë ende në fazë testimi. Edhe një tjetër gjigand shërbimi, UPS, siguroi vitin e kaluar një leje të ngjashme nga rregullatorët amerikanë për të përdorur dronë dhe tani synon të zgjerojë operacionet edhe në sektorin e shëndetësisë dhe sektorë tjerë. Google dhe Alphabet po përpiqen të bëjnë të njëjtën gjë.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Amazon#SHBA#TopChannel

Recommended