Ora News - Elbasan, 3 infermiere pozitive me Covid-19

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Koronavirusi krijon vatra të reja në institucionet shëndetësore.

Tre infermiere në spitalin psikiatrik ??Sadik Dinci?? në Elbasan, janë konfirmuar pozitiv me Covid-19.

Së pari ka rezultuar pozitive kryeinfermieria e pavionit të urgjences dhe me pas dy infermiere të cilat mendohet se janë infektuar nga kryeinfermieria.

Burime bëjnë me dije se prej disa ditësh, urgjenca e këtij spitali ka qenë me shërbim të reduktuar.

Aktualisht, në këtë spital janë të shtruar rreth 350 persona të cilët marrin mjekim të vazhdueshëm

Për këtë arsye, ISHP e Elbasanit është duke kryer hetimin epidemiologjik të të gjitha kontakteve që kanë pasur infermieret.

Deri më tani në Elbasan janë 159 raste aktive me koronavirus, informon gazetarja e Ora News, Edisona Skenderi.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit në vend u regjistruan 4 viktima dhe 133 raste të reja.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/elbasan-3-infermiere-pozitive-me-covid-19/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended