Përfundon protesta e shkollave të mesme, nuk heqin dorë nga mësimi i kombinuar

  • 4 years ago
Protestë e Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme kanë zhvilluar protestën e radhës sot pasdite kundër mësimit online të vendosur nga Ministria e Arsimit. Nxënësit në protestën e sotme kërkuan edhe një herë që këtë fillim viti shkollor të ulen në bankat e shkollës dhe procesi të jetë i kombinuar. Unioni iniston në zhvillimin e procesit mësimor me model të kombinuar varësisht kushteve epidemiologjike. Protesta ka filluar në orën 17:30 minuta para Ministrisë së Arsimit dhe ka përfunduar një orë më pas para Qeverisë. Ishin të pranishëm një numër i konsiderueshëm i shkollave të mesme. Në këtë proteste kishte të pranishëm, përveç nxënësve, edhe prindër dhe mësues. Protesta u zhvillua në mënyrë të qetë, ku në fund të saj pati edhe deklarata nga drejtuesit e Unionit të Shkollave të Mesme, ku thanë se ata janë të vendosur se nuk do të tërhiqen nga kërkesa e tyre për mësim online, në të kundërt nga 1 tetori, kur dhe fillon viti i ri shkollor, do të bojkotojnë mësimin online.

Recommended