Mali i Zi në udhëkryq/ Gjukanoviç s’bën dot qeverinë. A do shkojë URA në koalicion me proserbët?

  • 4 years ago
Fronti Demokratik i Pro Serbëve pritet të drejtojë Malin e Zi në 4 vitet e ardhshme.

Ky është rezultati paraprak i votimeve të 30 Gushtit në këtë shtet. Fatin e zgjedhjeve pritet ta vendose Partia e Zeze ne të Bardhe e Shqiptarit Dritan Abazovic, qe u pozicionua përkrah Frontit Demokratik, duke i dhënë 4 mandate proserbëve dhe duke dalë kundër Milo Gjukanovic. Ndërkohë dy koalicionet shqiptare arritën të fitojnë nga një mandat secila.

Komisioni Zgjedhor i Shtetit njoftoi zyrtarisht se pas numërimit të 98,55% të votave, koalicioni ?Me vendosmëri për Malin e Zi, i drejtuar nga Gjukanovic ka fituar 30 mandate ndërsa koalicioni rival i tij ?Për të ardhmen e Malit të Zi?, pra partitë proserbe 27 mandate. Por ky rezultat nuk i garanton numrin e duhur të deputeteve në parlament Gjukanovic pasi kundërshtarët e tij kanë mbështetjen e partive të vogla të cilat i japin deri ne 15 mandate.

Pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve parlamentare, në komunën e Tuzit kishte festë. Numri i madh i votave të marra nga Lista Shqiptare e kryesuar nga Nik Gjeloshaj kundrejt të tjerave, u përkthye në një tjetër fitore pas triumfit në zgjedhjet lokale. Ky ishte një sinjal për Gjukanovic dhe partitë ProSerbe se në këtë treve shumicën e përbejnë serish shqiptaret.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Gjukanovic#MaliiZi#TopChannel

Recommended