Kapshtice, bllokohen emigrantet. Kalojne ata qe priten gjate nates, te tjeret mbeten ne rradhe - VP

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mëngjesin e kësaj të diele, shqiptarët e bllokuar gjatw natws në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, kanë kaluar në anën tjetër, duke plotësuar sërish kuotën e 300 personave.Qytetarë të tjerë të cilët kanë mbërritur në orët e para të mëngjesit të kësaj fund-jave, vijojnë të qëndrojnë të bllokuar në doganw, duke krijuar grumbullime dhe radhë automjetesh. efekteEdhe pse Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit bëri me dije se kalimi në Greqi këtë të dielë do të jetë i pamundur, emigrantët shqiptarë shprehen të vendosur se do të vijojnë të qëndrojne në pritje .Përfundimi i afatit të vlefshmërisë së tamponit dhe aplikimit online, mbetet shqetësimi kryesor për ta. Ndërkohë janë ngritur 2 postoblloqe në aksin që të çon drejt pikës së kalimit kufitar të Kapshticës për të shmangur krijimin e radhëve edhe më të gjata.

Recommended