Top News - Arrijnë në vlerën e 100 mln euro/ Pasuritë nga krimi

  • 4 years ago
Pasuria e kriminelëve kap një vlerë mbi 100 milionë euro, por që nuk është sekuestruar plotësisht. Fajtorët për këtë sipas Ministrisë së Brendshme janë Policia, Prokuroria dhe Gjykata.
Gjithsesi, ajo që kërkohet edhe nga partnerë ndërkombëtare janë rezultatet në këtë drejtim dhe ndërtimi i instrumenteve të përbashkëta si dhe krijimi i një strukture qendrore, e cila do të ketë për mision monitorimin e përpjekjeve të përbashkëta dhe koordinimin e tyre për paratë e krimit.
E rëndësishme është që kjo strukturë të bëhet eficiente një orë e më parë dhe secili duhet të mbështesë fort funksionimin e saj. Në funksion të këtij prioriteti, janë ndërtuar kapacitete të rëndësishme. Është ndërtuar një njësi e specializuar e luftës kundër krimit ekonomik. Është ndërtuar një njësi tjetër e informacionit, që është në funksion të mbledhjes së informacionit dhe të përpunimit të tij.
Po ashtu edhe një njësi e specializuar e luftës kundër krimit kompjuterik, të cilat në fakt janë të ndërlidhura me njëra tjetrën, por janë 3 kapacitete të reja, të cilat u shtohen atyre ekzistuese dhe që kanë për kontrollorë përfaqëues ndërkombëtarë.
Gjithashtu janë rekrutuar dy breza studentësh ekselence nga universiteti, të cilët janë diplomuar në ekonomi, financë, bankë, informatikë dhe kanë kaluar një cikël gati 1-vjeçar trajnimi në Akademinë e Sigurisë në fushën e hetimit.
Dhe mbi të gjitha është Operacioni ?Forca e Ligjit?, i cili tashmë funksionon në bazë të një ligji të posaçëm, operacion i cili synon në thelb luftën ndaj krimit ekonomik-financiar, ndaj parave të siguruara në mënyrë kriminale dhe aseteve të gjeneruara në rrugë kriminale.



Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Pasurite#Policia#TopChannel

Recommended