Ora News - Vlorë, ulje e ndjeshme e numrit të pushuesve

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Fundjavat e fundit në Vlorë të një sezoni turistik ku nga të gjithë synohej mbijetesa, teksa fundjavat e fundit të gushtit në ndryshim nga një vit më parë që kishin fluksin e fundit të sezonit, këtë vit për shkak edhe të vendosjes së rregullave të karantinës në shtetet fqinje dallohet qartë rikthimi në vendet e punës i gjithë turistëve nga vendet elitare europiane apo emigrantëve shqiptarë. Të vetmit të mbetur ende në Vlorë janë shtetasit nga europalindore si Bjellorusia, Rusia, Ukraina, Rusia etj, si dhe pushuesit vendas të mbërritur në Vlorë për të kaluar fundjavën.

Për pushuesit vendas, Vlora ka ndryshuar për mirë nga viti në viti teksa ankesa kanë për çmimet ku sipas tyre këtë vit priteshin të ishin më të ulta, por për shkak të fluksit të ulët çmimet deri diku kanë pësuar rritje.

Për pushuesit e huaj në krahasim me shtetet e tjera për ta Vlora mbetet e lirë, në krahasim me shërbimin që ofrohet, komoditetin apo pamjen e mrekullueshme që ndërthuret me detin dhe klimën.Të vetmet pakënaqësi që u vret syrin është fakti i papastërtisë së vijës bregdetare në brendësi të qytetit në krahasim me plazhet si Dhërmiu, Himara etj, teksa vlerësojnë mikëpritjen e njerëzve, dhe faktin se gjithëkush mundohet të flasë anglisht dhe të jetë sa më miqësor me turistët dhe t?u japi ndihmën e kërkuar.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/vlore-ulje-e-ndjeshme-e-numrit-te-pushuesve/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended