'Situata me COVID-19 në Elbasan alarmante', Luçiano Boçi: I gjithë personeli mjekësor i infektuar

  • 4 years ago
Ish deputeti i PD-së Luciano Boçi ka akuzuar ministrinë e Shëndetësisë dhe qeverinë se nuk po marrin asnjë masë për pandeminë, në një kohë kur sipas Boçit i gjithë personeli i kujdesit shëndetësor në Elbasan rezultojnë pozitiv. Boçi shkruan se situata në Elbasan është katastrofike dhe se ministria e Shëndetësisë po neglizhon rastet dhe se qeveria është me pushime.

"Situatë katastrofike e Covid-19 në Elbasan. Pothuaj gjithë personeli i Njësisë vendore të kujdesit shëndetësor, rezulton pozitiv. Situata është lënë në rënie të lirë dhe totalisht jashtë kontrollit. Asnjë karantinim, apo teste për rrethin e kontakteve të të prekurve. Rreziku është permanent dhe neglizhenca qeveritare absolute. Asnjë masë nga Ministria e Shëndetësisë për të pamundësuar përhapjen e virusit nga kjo strukturë e shëndetit parësor, kur dihet që kontaktet e tyre me publikun janë të shpeshta. Rama e Manastirliu flasin nga kullat e... detit. Vetëm një Zot e di se si do shmanget katastrofa shëndetësore që po troket, sepse qeveria pa zot ka marrë pushime të gjata", shkruan Boçi.

Recommended