Top News - Del lista e shteteve që e kërkojnë/ Shqiptarët me test covid

  • 4 years ago
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme nisur nga situata e krijuar prej kufizimeve të lëvizjes së lirë të udhëtarëve jashtë vendit, me qëllim parandalimin e situatave problematike, informon për çdo ndryshim të këtij regjimi që lidhet me lëvizjen e qytetarëve shqiptarë.
Në mënyrë të detajuar, MEPJ ka listuar shtetet ku qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë lirisht, ku kërkohet karantina dhe tamponi. Ka shtete ku shqiptarët nuk lejohet të udhëtojnë. Një prej tyre është Kuvajti që nuk lëshon asnjë lloj vize për hyrje në Kuvajt deri në një njoftim tjetër. Shtetasit shqiptarë të cilët posedojnë leje qëndrimi kuvajtiane, mund të hyjnë në Kuvajt duke paraqitur testin të kryer 72 orë para mbërritjes në Kuvajt dhe i nënshtrohen karantinës 14 ditë.
Shtetasit shqiptarë me pasaportë shqiptare nuk mund të udhëtojnë drejt Greqisë deri në datën 31 gusht. Gjithashtu, në fluturimet nga Tirana në Athinë kërkohet test negativ i Covid (nga data 7-31 gusht), ndërsa në kufirin tokësor (Kakavijë dhe Kapshticë) testi negativ do të kërkohet duke filluar nga data 17 gusht.
Armenia nuk lejon hyrjen nga shtetet e tjera përveç shtetasve armenë dhe atyre me leje qëndrimi në Armeni. Shtetasit që hyjnë i nënshtrohen karantinës 14 ditore.
Shqipëria hyn në kategorinë C të shteteve me rrezikshmëri të lartë të Covid, e për rrjedhojë shtetasve me pasaportë shqiptare nuk iu lejohet hyrja në Qipro. Shtetasve që iu lejohet hyrja nga kjo kategori, duhet të kenë kryer testin e COVID-19 para mbërritjes, ose ta bëjnë atë sapo mbërrijnë me shpenzimet e tyre dhe të rrinë në karantimin 14 ditor.
Shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë për në Spanjë kur kanë leje qëndrimi të vlefshme; kur kanë arsye esenciale, të cilat justifikojnë qëllimin e ardhjes; Spanja nuk aplikon, deri tani, regjim karantine për shtetasit shqiptarë.
Për shtetasit shqiptarë të cilët udhëtojnë në Belgjikë (vetëm udhëtime esenciale nëse nuk kanë dokumente qëndrimi), është i detyrueshëm plotësimi i formularit 48 orë përpara udhëtimit dhe karantinimi prej 14 ditësh.
Në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë, mund të hyjnë nga Shqipëria shtetasit e këtyre vendeve dhe të gjithë shtetasit e tjerë që kanë leje qëndrimi në këto vende. Të gjithë shtetasit e lartpërmendur, i nënshtrohen karantinimit 14 ditë.
Shtetasit shqiptarë nuk mund të udhëtojnë në Republikën Çeke, nëse ata nuk kanë leje qëndrimi në këtë shtet. Nëse një qytetar çek ose një qytetar i huaj (shqiptar) me leje qëndrimi në Republikën Çeke ka vizituar Shqipërinë, në kthim duhet të bëjë/paraqesë testin ose të vetëkarantinohet për 14 ditë.
Aktualisht hyrja e shtetasve shqiptarë në Zvicër nuk është e lejuar, me përjashtim të rasteve të veçanta, siç mund të jenë emergjencat shëndetësore, familjarë të shtetasve zviceranë apo atyre me rezidencë në Zvicër, etj.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kron...

Recommended