Ora News - Çako thirrje shqiptarëve në Kakavijë: Rikthehuni dhe prisni, vendimmarrja nuk na përket

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Autoritetet greke duket se nuk pranojnë të çedojnë në rregullat antikovid që kanë vendosur për të lejuar shqiptarët të kalojnë në pikën kufitare të Kakavijës.

Ndërkohë të tjerë shqiptarëve me familjet e tyre vijojnë ti drejtohen Kakavijës dhe kjo po krijon radhë të tejshtuara. Sot radha ka shkuar ne 25 km dhe vijojne te vijne makina te tjera.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako në një intervistë për Ora News i bën thirrje qytetarëve të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të ndjekin në mënyrë kronologjike të gjitha udhëzimet e autoriteteve greke por dhe ato shqiptare.

?Radhët janë tejshtuar. Zgjidhja nuk i përket policisë shqiptare por autoriteteve greke. Kemi intensifikuar komunikimin por këto janë proceduera që janë vendosur me të gjitha vendet fqinje. Vendimmarrja nuk ka përket ne.

Haki Çako i bën apel qytetarëve që tashmë janë në Kakavijë të rikthehen.

?Koha në të cilën ata do të duhet të dalinn ë drejtim të shtetit grek është shumë e kufizuar. Autoritetet greke kanë vendosur procedurat që I përkasin atyre. Deri në orën 22:00 procedojnë dhe numri është kufizuar në raport me numrin e qytetarëve që I janë drejtuar në Kakavijë. Ata do I ndryshojnë procedurat duke nisur nga data 16 dhe do të limitojnë hyrjet nga pikat e kalimit kufitar, sidomos nga Kakavija. Kjo e bën të vështirë situatën për të gjithë këta qytetarë që janë vendosur aktualisht në radhë kilometrike. Gjej rastin ti bëj një ftesë, njoftim apo thirrje këtyre qytetarëve të mos e vështirësojnë jetën dhe shëndetin e vet e familjarëve të tyre, pasi pritja e pafund është shumë e vështirë. Do të ishte me vend të riktheheshin dhe të ndiqnin në mënyrë kronologjike të gjithë komunikimet në hapësirat elektronike të krijuara nga shteti grek për momentin kur mund të kalojë. Gjithë kjo pritje nuk mund të bëjë kalimin e tyre bernda një kohe të shkurtër dhe pritja e tyre do të jetë një kosto shumë e madhe për ata e për ne ?


Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/cako-thirrje-shqiptareve-ne-kakavije-rikthehuni-dhe-prisni-vendimmarrja-nuk-na-perket/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended