Report TV - Në kulmin e krizës në Kakavijë, ministri Gent Cakaj fik telefonin

  • 4 years ago
Teksa në Kakavijë situata paraqitet kaotike, me qytetarë që po vuajnë mes temperaturave të larta, mungesës së ujit të pijshëm dhe të higjienës, ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj është "zhdukur". Report Tv tentoi që të kontaktonte me ministrin, por celulari i tij rezulton i fikur. Në kulmin e krizës, ministri mbyll telefonin, duke mos iu gjendur pranë qytetarëve që prej 3 ditësh po qëndrojnë në pritje në pikën kufitare të kalimit në Kakavijë.

Recommended