Top News - Rama për Arben Bajon/ ‘Humbje e madhe për artin shqiptar’

  • 4 years ago
Pas ndarjes nga jeta të skulptorit Arben Bajo për shkak të Covid 19 të shumta ka qenë reagimet nga bota e artit por edhe e politikës.
Një ndër të parët që kanë reaguar ka qenë kryeministri Edi Rama, I cili ka pasur një njohje të vjetër me Arben Bajon.
?Beni ishte ende shumë i ri dhe arti i tij ishte ende në zhvillimin e vrullshëm drejt njehsimit me vetë artistin, çka vetvetishëm reflektonte akoma influencën e disa mjeshtrave të mëdhenj, në ndërkohën që shembëlltyrat e bronxta po merrnin dora-dorës hijen e pangatërrueshme të individualitetit të skulptorit të talentuar. Një humbje e madhe kjo për ata që e njohën djalin fisnik, duarartë e fjalëpakë, po edhe për artin bashkëkohor shqiptar po ashtu, që humbi sot një prej bijve të vet më premtues e më të përkushtuar?, shkruan ndër të tjera kryeministri Rama në një status në rrjetet sociale.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti e ka cilësuar si një ditë shumë të trishtë, ndarjen nga të skulptorit Arben Bajo, teksa shton se e ka të vështirë t'i thotë lamtumirë. Gjithashtu edhe kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të skulptorit të njohur që e cilëson si një humbje të madhe.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ArbenBajo#EdiRama#TopChannel

Recommended