Top News - Do ndërtohet ne Vlorë/ Muzeu i shpëtimit të hebrenjve

  • 4 years ago
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se në qytetin e Vlorës do të ngrihet Muzeu i Shpëtimit të Hebrenjve. Nëpërmjet një postimi në Facebook, kreu i qeverisë jep lajmin se do të hapet rruga për një konkurs ndërkombëtar për projektin. Ai thekson se ky muze do të ngrihet në zonën e rilindur historike të Vlorës.
?Mirëmëngjes dhe me lajmin se së shpejti në zonën e rilindur historike të Vlorës, do të kemi edhe Muzeun e Shpëtimit të Hebrenjve, ju uroj një të dielë të bukur?, shkruan Rama.
Shqipëria ka qenë një nga vendet e pakta në Europë ku hebrenjtë jo vetëm nuk u përndoqën por u mbrojtën nga popullsia vendase.
Në fillim të Luftës së Dytë Botërore në vendin tonë ishin rreth 200 hebrenj, ndërsa kur mbaroi lufta numri I tyre ishte dhjetëfishuar, në gati 2 mijë.
Në Shqipëri nuk u miratuan kurrë ligje antihebraike dhe nuk ka pasur kampe përqendrimi për hebrenjtë. Një listë prej 2265 emrash të hebrenjve të ardhur në Shqipëri para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore gjendet në Memorial Museum of Holocaust. Jo vetëm popullsia e thjeshtë por edhe drejtuesit politikë që bashkëpunonin me pushtuesit nuk i dorëzuan hebrenjtë tek gjermanët. Në periudhën naziste qeveria dhe Regjenca e quajtën "çështje të brendshme" dhe pjesë të "pavarësisë relative" mbrojtjen e hebrenjve dhe nuk i dorëzuan listat e tyre.



Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Vlore#EdiRama#TopChannel

Recommended