Top News - Vazhdojnë dasmat/ 4 persona gjobiten me 1 mln lekë

  • 4 years ago
Pavarësisht shifrave të larta të të prekurve me Covid 19, duket se shqiptarët nuk duan të heqin dorë nga zakonet e tyre duke vazhduar të zhvillojnë dasmat tradicionale. Qeveria me anë të aktit normative I ka ndaluar zhvillimet e tyre duke e shoqëruar me gjoba të rënda për ata që nuk binden, por sërish shkeljet vazhdojnë.
Policia e shtetit ka njoftuar se ka gjobitur me nga 1 milionë lekë për thyerje të aktit normative 3 lokale në Berat e Shijak, si dhe një qytetar në Bulqizë se po zhvillonin dasma në ambientet e tyre.
Kështu, pronari i një lokali në fshatin Sallmone, në Shijak është gjobitur me një milion lekë, pasi organizoi dasma në biznesin e tij, në kundërshtim me Aktin Normativ. Për të njëjtën arsye janë gjobitur po me nga një milion lekë dy restorante në rrugën Berat-Uznovë.
Gjithashtu edhe në Bulqizë është gjobitur një person me 1 milion lekë gjobë pasi organizoi dasmë në oborrin e banesës së tij.
Sipas njoftimeve të policisë në këto ambiente nuk respektoheshin masat anti covid, duke zhvilluar ceremoni me një numër te madh personash, duke u kthyer në burim rreziku për infektim dhe përhapje të COVID-19.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Dasmat#TopChannel

Recommended