Top News - U vranë nga Dritan Dajti/ Basha kujton 4 policët e vrarë

  • 4 years ago
Kryetari i Partisë Domokratike Lulzim Basha ka kujtuar përmes një postimi në Twitter 4 oficerët e policisë që u vranë 11 vjet më parë gjatë një aksioni për arrestimin e Dritan Dajtit, një nga personat më të kërkuar nga piolicia në atë kohë, aktualisht i denuar me 25 vite burg. Sipas Bashës 11 vjet pas vrasjes në krye të detyrës të dëshmorëve, oficereve të antimafias Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari, drejtësia akoma nuk është bërë.

?Dëshmorët e Atdheut po rivriten nga qeveria ortake e krimit të organizuar dhe nga drejtësia e kapur. Gjatë këtyre 7 viteve në koordinim me narkoqeverinë janë kryer të gjitha makinacionet dhe skemat për të blerë lirimin e Dritan Dajtit, vrasësit të 4 policëve. Një shoqëri ku krimi dhe qeveria bashkëjetojnë e ndajnë favore nuk mund të ketë kurrë paqe dhe zhvillim.

Ndarja e politikës nga krimi, dhe goditja pa mëshirë e krimit të organizuar është detyrimi ynë më i madh. Drejtësia do të bëhet! Gjaku dhe sakrifica sublime e dëshmorëve në luftën kundër krimit nuk do të shkojë dëm?, thuhet ne postimin e Bashës. 4 oficerët e policisë u vranë gjatë një aksioni në Durrës, në përpjekje për të kapur shumë të kërkuarin Dritan Dajti, qe u kap me vone.

Dritan Dajti pas apelimit të vendimit me burgim të përjetshëm, tashmë është duke vuajtur dënimin e reduktuar në vetëm 25 vite, vendim që është konsideruar si një vrasje e dytë për 4 oficeret e vrarë nga dora e tij.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#LulzimBasha#DritanDajti#TopChannel

Recommended