Dritan Dajti i shpëton burgimit të përjetshëm - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, ka pranuar gjykimin e shkurtuar për Dritan Dajtin, duke anuluar dënimin me burgimin të përjetshëm.Trupa gjykuese ka dhënë për të pandehurin Dajti dënim përfundimtar prej 25 vjet heqje lirie. Dajti është një person i cili akuzohet për vrasjen e 4 efektivëve të policisë në Durrës në verën e vitit 2009, ndërkohë ccështja e tij shqyrtohej prej 10 vitesh në Gjykatën e Krimeve të Rënda.Gjatë gjithë procesit në Shkallën e Parë, Dritan Dajti dhe avokati i tij kërkuan gjykim të shkurtuar, çka do ti ulte 1 / 3 e dënimit. Kërkesa u refuzua në Shkallë të Parë, ku i pandehuri u deklarua fajtor dhe u dënua me burgim të përjetshëm, por tashmë ky vendim është shfuqizuar nga Gjykata e Apelit.Vendimi është shpallur nga një trup gjykuese që përbehej nga 3 anëtarë të Gjykatës së Apelit në Shkodër dhe dy nga Vlora.

Recommended