Reformimi i OBSH-se | Lajme-News

  • 4 years ago
Gjermania dhe Franca braktisën bisedimet për reformën e OBSH mes tensionit me Uashingtonin. Burimet për Reuters thonë se France dhe Gjermania kanë lënë bisedimet për reformimin e Organizatës Botërore të Shëndetit të zhgënjyer, pas përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara për të udhëhequr negociatat, me gjithë vendimin e saj për të lënë këtë organizatë.
Shtetet e Bashkuara i dhanë OBSH një njoftim në Korrik se po largohet nga agjencia, e cila u krijua për të përmirësuar shëndetin globalisht, pasi Trump e akuzoi atë se ishte shumë afër Kinës dhe se keqpërdori pandeminë e koronavirusit. Drejtuesit e OBSH kanë hedhur poshtë akuzat e tij. Edhe qeveritë evropiane kanë kritikuar gjithashtu OBSH, por nuk shkojnë aq larg sa Shtetet e Bashkuara në kritikat e tyre, ndaj vendimi i Parisit dhe Berlinit për të lënë bisedimet pason tensionet mbi ato që ata thonë se janë përpjekjet e Uashingtonit për të dominuar negociatat.
Ministritë e Shëndetësisë gjermane dhe franceze konfirmuan për Reuters se të dy vendet ishin kundër Shteteve të Bashkuara, ndërkohë që pro vendimit të tyre janë shprehur edhe Ministria e Shëndetësisë italiane dhe ajo e Britanisë së Madhe.
Bisedimet për reformën e OBSH-së filluan rreth katër muaj më parë. Ka pasur gati 20 telekonferenca midis ministrave të Shëndetësisë nga grupi i shtatë kombeve të industrializuara dhe dhjetëra takime të diplomatëve dhe zyrtarëve të tjerë.
Një marrëveshje nga G7, e cila përfshin gjithashtu Japoninë dhe Kanada, do të lehtësonte bisedimet në G20 dhe Kombet e Bashkuara, ku çdo ndryshim do të duhej të binte dakord me Kinën, Rusinë dhe qeveritë e tjera të mëdha jo në G7. Por është e paqartë nëse samiti i G7 në Shtetet e Bashkuara, ku presidenti Trump shpreson se liderët do të miratojnë ndryshimet, tani do të shkojë përpara në shtator ashtu siç ishte planifikuar.
Klan Plus

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund ti ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended