Top News - Vendimi i Kushtetueses/ Rrëzohet kërkesa e Marjan Rrokut

  • 4 years ago
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e ish-punonjësit të SHISH, Marjan Rroku i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy personave. Në një letër-kërkesë të firmosur prej tyre dhe në të cilën janë përfshirë shumë nene të Kodit Penal dhe të Procedurës Penale, Marjan Rroku ka kërkuar shpalljen e pavlefshme të ligjit për Amnistinë, që u miratua nga Kuvendi në muajin janar të vitit 2020.
Marjan Rroku, një emër që bëri jo pak bujë në kohën e kryerjes së krimit, por edhe më vonë e konsideron ligjin ?Për dhënien e amnistisë? në papajtueshmëri me Kushtetutën, me pretendimin se kriteri ndalues i caktuar shprehimisht nga ky ligj për përjashtimin e të dënuarve me burgim të përjetshëm cenon parimin e barazisë para ligjit.

Por përmes një vendimi me numër 74, të datës 3 korrik të vitit 2020, Kushtetuesja ka hedhur poshtë kërkesën e Marjan Rrokut, duke mos e kaluar në seancë plenare për shkak të mosplotësimit të të gjitha kritereve ligjore.

Por, me këtë vendim Kushtetuesja u ka dhënë zgjidhje edhe rasteve të tjera të të dënuarve me burgim të përjetshëm që do t?i drejtohen Gjykatës Kushtetuese me të njëjtin argument si Rroku për amnistinë.
Marjan Rroku, dikur punonjës i SHIK-ut dhe ish-student i shkëlqyer i Fizikës, qëlloi me armën e shërbimit në mes të Tiranës, një vajzë dhe nënën e saj. Ngjarja ka ndodhur në muajin Mars të vitit 2001, kur Marian Rroku, në afërsi të pallatit të sportit ?Asllan Rusi? ekzekutoi Alda Canajn dhe nënën e saj Mbarime Canaj.

Marjan Rroku nuk ra në pranga për 13 vjet nga dita e kryerjes së krimit. Ai mundi të përfundojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vend në të cilin u arrestua dhe më pas u ekstradua në Shqipëri në shkurtin e vitit 2014.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MarianRroku#GjykataKushtetuese#TopChannel

Recommended