Nano mbledh kandidatet per kryetar bashkish e komunash - (25 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Krerët socialistë kanë mbledhur sot në një takim trajnues, kandidatët për kryetar bashkish e komunash në të gjithë vendin. Mblidhemi sot këtu, tha kryetari i PS Fatos Nano, për të nisur një udhëtim të rëndësishëm.

Fatos Nano, kryetar i PS:- ?Kemi nisur pra një ndryshim të madh, të gjithanshëm dhe të shtrirë në të katër anët e vendit, të cilin ju, jam i bindur do të dini ta përfaqësoni denjësisht edhe në këto zgjedhje. Votuesit shqiptarë, e kuptojnë se ka vetëm një rrugë sot që siguron funksionimin demokratik të shtetit të vetë dhe begati për të gjithë ata që e respektojnë shtetin demokratik. Kjo rrugë kalon nga ne dhe vetëm nga ne?.

Nano iu ka paraqitur socialistëve edhe antitezën, në rast të fitores së kundërshtarëve.

Fatos Nano, kryetar i PS:- ?E kundërta do të thotë, kthim në izolim ndërkombëtar, në hakmarrje sociale, në pasiguri, në mjerim, në destabilitet dhe në një shtet piramidal, ku jo ligji, por besnikëria politike, do përbënte sërish të vetmen dhe të fundit mundësi për të nxjerrë sërish bukën e gojës. Ky pra është thelbi i ndryshimit mes shoqërisë demokratike që ndërtojmë ne dhe shoqërisë së dhunuar nga politika, që lamë pas?.

Në shportën e demokratëve vijoi Nano, do të bien vetë gjethet e kalbura të vjeshtës, ndërsa ne do të mbledhim mandatet e përgjegjësisë që na takojmë dhe meritojmë. Sipas Nanos menjëherë pas këtij takimi do të fillojë ana praktike e fushatës, të cilën do ta realizojnë vetë kandidatët me mbështetjen e partisë.

Në mbledhjen e sotme është paraqitur dhe slogani dhe sigla e Partisë Socialiste në këto zgjedhje. Më pas është diskutuar për një fushatë të suksesshme./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended