Top News - Meta dekreton shtyrjen e fiskalizimin/ Ja ligjet e publikuara

  • 4 years ago
Presidenti Ilir Meta ka dekretuar shtyrjen e fiskalizimit, që pritej të fillonte gradualisht në shtator 2020 dhe është shtyrë për në 2021. Shtyrja e saj është bërë disa herë për shkak të pandemisë dhe kohës që u duhej subjekteve për t`iu përshtatur infrastrukturës që kërkon regjimi i ri ligjor.
Me dekretimin e 3 ligjeve që bëhen për shtyrjen e fiskalizimit, Meta cilëson se qeveria duhet të kishin vlerësuar më mirë të gjitha të dhënat faktike për përcaktimin e afateve kohore realiste, duke shmangur kështu nevojën e amendimeve të vazhdueshme të ligjeve të miratuara rishtaz.
Meta, ka dekretuar me shpallje ligje të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë:
1) Ligjin ?Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit??.
2) ?Për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare??.
3)Dhe ate per ?Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë?, të ndryshuar?.
Përmes këtyre 3 ligjeve shtyhen afatet e fillimit të efekteve ligjore për vënien në funksionim të plotë të sistemit të ri të monitorimit të qarkullimit dhe afatet për raportim nga subjektet që kanë detyrim deklarim sipas kuadrit të ri ligjor. Këto tre ndërhyrje në ligjet ekzistuese, janë dekretuar me shpallje, për të respektuar nevojën e institucioneve dhe njëkohësisht edhe të subjekteve për më shumë kohë, për t`iu përshtatur infrastrukturës që kërkon regjimi i ri ligjor. Presidenti i Republikës, evidenton se, Ministria e Financave, Këshilli i Ministrave dhe Kuvendi, në ndërmarrjen e nismave dhe miratimin e ligjeve bazë, duhet të kishin vlerësuar më mirë të gjitha të dhënat faktike për përcaktimin e afateve kohore realiste, duke shmangur kështu nevojën e amendimeve të vazhdueshme të ligjeve të miratuara rishtaz", shkruan Meta.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#IlirMeta#TopChannel

Recommended