Top News - Vrasja e taksistit/ Policia shoqëron disa të dyshuar

  • 4 years ago
Pak ditë pas vrasjes se taksistit, Abdulla Budlla në fushë Preze, policia është drejt identifikimit të autorëve. Policia ka zhvilluar një operacion në zonën Rinas-Nikël ku veç kontrolleve të shumta janë shoqëruar edhe disa persona.
Mësohet se ka dyshime të forta se mes të arrestuarve ndodhen edhe vrasësit e taksistit 71 vjeçar. Aktualisht po vijon puna hetimore për të dokumentuar indiciet që ka policia. Të shoqëruarit janë duke u pyetur, po kështu po vijojnë edhe kontrolle të shumta në banesa të zonës. Nga burime të Top Neës mësohet se janë siguruar prova që po çojnë drejt identifikimit dhe arrestimit të autorëve të ngjarjes.
71-vjeçari Abdulla Budlla u qëllua kur po rrinte pranë makinës së tij të parkuar rreth orës 16:45 të pasdites së të hënës. Budlla me banim në fshatin Ahmetaq të Prezës u gjet në anë të rrugës në Fushë-Prezë, në kryqëzim me rrugën e Rinasit, sipër një fuçie, pak metra larg mjetit të tij "Renault" me të cilin punonte në zonë si taksist, por pa licensë. Ai është qëlluar me 7 plumba, duke e lënë të vdekur në vend, teksa autorët janë kujdesur që të mos lënë asnjë gjurmë duke mbledhur edhe gëzhojat.
Vrasja e tij e taksistit 71-vjeçar është cilësuar si e mistershme nisur nga fakti që ekzekutimi I tij dukej si I kryer nga vrasës profesionistë që përdoren për atentate të stilit mafioz, kurse Abdulla Budlla nuk kishte precedent penal të mëparshëm, as hasmëri dhe njihej nga fqinjët si një njeri i qetë dhe shembullor.

Deri tani ende nuk ka një pistë konkrete që të çon tek shkaku që prodhoi ekzekutimin e tij.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Policia#TopChannel

Recommended