Top News - Moti i keq në Kosovë/ Paralajmërime për përmbytje

  • 4 years ago
Instituti Hidrometeorolgjik i Kosovës thotë se për shkak të rreshjeve të shiut, që të mërkurën nisën me intensitet të lartë, në disa zona mund të ketë vërshime.
Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, njofton ky institut.
?Nëpër rrjedhat kryesore lumore do të ketë rritje të lehtë të niveleve gjatë ditëve në vijim, ndërsa rrjedhat me karakter malor dhe ato të rrëmbyeshme do të paraqesin mundësi të vërshimeve të shpejta dhe vështirësi nëpër zonat/vendbanimet ku ato kalojnë?, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se pas paralajmërimeve për vërshime të mundshme, ekipet emergjente kanë rritur shkallën e gatishmërisë për të intervenuar. ?Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave së bashku me FSK-në do të jenë në gatishmëri për të intervenuar sipas nevojave që paraqiten nga komunat?, ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook. Të mërkurën, në Kosovë, që në orët e hershme të mëngjesit ka pasur reshje të vazhdueshme të shiut, të cilat në Prishtinë dhe disa qendra të tjera të Kosovës, kanë bërë që disa rrugë të përmbyten.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosove#TopChannel

Recommended