Pavarësisht se edhe Mbretëria e Bashkuar është prekur rëndë nga pandemia e koronavirusit, duke se të rinjtë britanikë nuk kanë ndërmend që të respektojnë masat anti-covid. Siç raportojnë mediat vendase me mbërritjen e fundjavës, erdhën edhe festat e shthurura të britanikëve. Mijëra të rinj janë parë në rrugët kryesore të qyteteve, në orët e vona të mbremjes ku veç për distancim social nuk mund të flitet.
Adhuruesit e jetës së natës kaluan një mbrëmje mes alkoolit dhe nën shoqërinë e njëri-tjetrin, duke shfrytëzuar në maksimum motin e ngrohtë në rrugët e qytetit, edhe pse rastet me koronavirus janë në rritje.
Nga pamjet e publikuara nga mediat duket se shumë nga të rinjtë e kishin tepruar me alkoolin dhe janë parë të shtrirë në rrugë, ndërsa të tjerë u shfaqën tejet të lumtur pasi më në fund mund të frekuentonin ambientet e tyre të preferuara.
Duhet theksuar se këtë të shtunë kryeministri britanik vendosi përsëri kthimin e masave kufizuese për parandalimin e Covid-19, por duket se të rinjtë nuk I kanë marrë seriozisht urdhërat e qeverisë.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#UnitedKingdom#TopChannel
Comments