Shkodra, qyteti qe nuk zhgenjen asnjehere | Lajme-News

  • 4 years ago
Ditët e nxehta lakmojnë detin, por kjo nuk e spraps Rozafën t?i ftojë vizitorët drejt bukurive natyrore e historike të qytetit mbi të cilin ngrihet.
Shkodra e biçikletave, humorit të hollë dhe stilit venecian pret çdo vit me qindra turistë.
4 kilometra nga qendra e qytetit, Legjenda e murosjes së Rozafës, gruas që mban në këmbe kalanë 2500 vjeçare, tërheq kureshtarë që prej mëngjesit.
Janë kryesisht shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, por që turizmit patriotik i janë përgjigjur edhe në kohërat e vështira të pandemisë.
?Jetojmë në Boston, erdhëm që fëmijët të shikonin rrënjët dhe identitetin e gjakut të tyre?.
?Jemi nga Kosova por jetojmë në Gjermani. Hera e parë që e vizitojmë kalanë, shumë e bukur dhe me histori?.
Nga maja e kalasë dallohet horizonti i Liqenit të Shkodrës. Nga aty, në më pak se15 minuta me makinë, ndodhesh buzë liqenit më të madh të Evropës Jugore, me sipërfaqe 370 kilometër katrore.
Në Shirokë tradita e plazhit vazhdon. Kanoet janë një mënyrë e re të zbuluar të tjera sekrete të liqenit.
?Të shumtë janë turistët që zgjedhin lundrimin me kanoe për më shumë adrenalinë. Ata kanë mundësinë të eksporojnë edhe florën e faunën nënujore?
Një destinacion i parapëlqyer është zona e zambakëve të ujit, një panoramë mes reales e fantazisë.
?Ka grupe nga Tirana, Elbasani. Ne I shoqërojmë dhe përveç bukurive natyrore ju ofrojmë birdWatching?.
Këto destinacione ofrohen edhe në paketat turistike të qytetit, përmes 13 guidave kombëtare e lokale të licensuara.
E rrethuar nga liqeni dhe dy lumenjtë Buna e Drini, Shkodra i mban dyert gjatë gjithë vitit të hapur për vizitorët dyert e mikpritjes, duke i joshur ata me bukuritë, kulturën dhe historinë e saj të rrallë.
Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/