Rëndohet bilanci/ Sot 4 humbje jete dhe 120 raste të reja me COVID

  • 4 years ago
Ministria e Shëndetësisë bën me dite në buletinin e saj ditor se kanë humbur jetën një 58 vjeçare nga Kurbini dhe një dhe një 71 vjeçare nga Lushnja me disa sëmundje bashkëshoqëruese, një 61 vjeçar nga Durrësi dhe një 67 vjeçar nga Fieri në dy spitalet COVID në vend, ai të Infektivi dhe Sanatoriumi. Gjendja paraqitet shqetësuese kjo edhe për faktin se gjatë ditës së sotme është regjistruar një numër shumë i ulët i personave të shëruar. Ditën e sotme janë shëruar vetëm 6 persona, (dje 69), teksa në spitale situata vijon të jetë e rënduar. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 119 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Recommended