Konfirmohet nota “B+”për qëndrueshmërinë e ekonomisë shqiptare, S&P: Trysni në financat e Shqipërisë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard & Poors ka konfirmuar qëndrueshmërinë e ekonomisë shqiptare. Por pandemia, informaliteti, borxhi i lartë dhe politikat qeveritare për partneritete publik-privat rrezikojnë vlerësimin në të ardhmen.

Pandemia globale po ushtron peshën e saj në ekonominë dhe parametrat fiskalë të Shqipërisë, si pasojë e uljes së dërgesave nga emigrantët dhe të investimeve të huaja direkte.

Një raport i agjencisë së vlerësimit, Standard & Poor?s, i rezervoi në fundjavë Shqipërisë të njëjtën notë ?B+? për sa i përket qëndrueshmërisë financiare.

Sipas institucionit amerikan, pandemia e kovidit dhe kufizimet për qytetarët në 2020-ën do bëjnë që aktiviteti ekonomik të tkurret me të paktën 6,5 për qind, por parashikohet t?i rikthehet rritjes duke nisur nga viti i ardhshëm.

Standard & Poor?s pranon stimujt që qeveria shqiptare po i jep sektorëve më jetikë për të mënjanuar pasojat, por në rrethanat kur vendi ka varësi të madhe nga turizmi, ky sektor pritet të jetë ndër më të goditurit në këtë periudhë, çka do reduktojë ndjeshëm të ardhurat.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/raporti-i-agjencise-se-vleresimit-sp-ne-2020-ekonomia-do-kontraktohet-ndjeshem-per-shkak-te-koronavirusit/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv