Top News - Hoteli në Belgjikë/ Dhomë me kopësht zoologjik brenda

  • 4 years ago
A keni ëndërruar ndonjëherë të zgjoheni në mëngjes pranë një lope deti? Në një hotel të ri në belgjikë, kjo mund të ndodhë. Vizitorët në Pairi Daiza, mund ta bëjnë këtë. Në fakt, pairi daiza është një kopësht zoologjik, i zgjedhur më i miri në evropë për tre vitet e fundit dhe ndodhet vetëm pak kilometra larg brukselit. Përvec atraksioneve të tjera, parku ka ndërtuar së fundmi edhe një hotel, ku muret e dhomës janë prej xhami dhe fqinji, i dhomës tjetër, është një lopë deti. Hoteli ofron 100 dhoma me tetë tema të ndryshme dhe pamje nga jeta e egër. Përvec lopës së detit, mund të kesh fqinj edhe një ari të murrmë, ujk, luan deti, tigër siberian, pinguin ose ari polar.

Kafshët vijnë dhe vendosin hundën në xham. Ky i fundit është nga një material shumë special. Ky këtu është psh më shumë se 10 centimetra i trashë dhe i reziston presionit të ujit por edhe presionit nga kafsha.Klientët që vijnë, në përgjithësi mahniten. Kur ikin që këtu sytë u vezullojnë pasi eksperienca unike si kjo, nuk gjenden shpesh në botë
Nëse zgjedh të qëndrosh në këtë hotel, në pagesë përfshihet aksesi në park në 24 orë, mëngjesi dhe darka dhe cmimi fillon nga 129 euro për person. Për shkak të pandemisë së koronavirusit, resorti kërkon mbajtjen e maskës mbrojtëse dhe respektim të distancës sociale, për të mbrojtur vizitorët por edhe stafin.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Belgium#Zoo#TopChannel

Recommended