Parku fotovoltaik i Karavastasë/ Rama: Ftoj kompaninë franceze të tregojë se si...

  • 4 years ago
Kryeministri Edi Rama i pranishëm në procesin e nënshkrimit të marrëveshjes me kompaninë franceze Voltalia, kompania që do ndërtojë parkun fotovoltaik të Karavastasë tha se ky është një lajm shumë i mirë për vendin në këto kohë të vështira që e gjithë bota po përjeton.


?Megjithëse është ditë feste menduam ta zhvillonim takimin pasi është një lajm shumë i mirë, sepse në Shqipëri do filojë nga puna një emër i madh dhe kështu ne do hedhim më shumë dritë mbi Shqipërinë, në Francë ku vendi ynë njihet pak dhe jo saktë.
Shqipëria është një vend i mrekullueshëm dhe një nga asetet është se ka pasuri në ujë e diell dhe pikërisht mbi këto do ngrihet një sektor energjitik më i fortë?, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama tha se: Është një lajm i gëzuar sepse vjen në një moment tronditës për të gjithë botën dhe më vjen mirë që vjen nga Franca.

Do donim shumë që Franca të ishte me e pranishme ne Shqipëri sidomos në ekonomi. Sipas një raporti të KE, Shqipëria në saj të pozitës gjeografike ka një potencial të lartë të zhfrytëzimit të burimeve të rinovueshme.

Jemi të lumtur që jo vetëm kemi Voltailian, por që jo ka ardhur këtu duke ofruar një çmim që përbën rekord të papritur për ne, por jo vetëm.
Francezët janë bujarë por nuk njihen si bamirës që si bëjnë mirë llogaritë dhe ky çmim që as vetë kinezët s?do e kishin thyer dot, përbën një arsye të fortë që ne të besojmë që jo vetëm do kemi sukses por dhe kompania do ketë.

Zona ku do ndërtohet ky park është zona me orët më të gjata diellore në vit, jo vetëm në rajon por dhe në Shqipëri. Më vjen mirë se dhe me Voltailan do kemi një dëshmitar francez që do thojë se si u ndje, u gjend, kaloi procesin me qeverinë e korruptuar shqiptare, që shihet shpesh përmes një dylbie paragjykimi që lidhet në fakt dhe me vetë Shqipërinë. Se në fakt paragjykimet janë shumë të forta.

Qeveria dhe Shqipëria e korruptuar janë stigma të ndërtuara në kohë, normalisht jo pa arsye, si pasojë e një regjimi që e kishte mbyllin vendin si askund tjetër si një Kore Veriu në zemër të Evropës.

Nuk është një proces i lehtë, kemi për të bërë më shumë dhe në luftën me korrupsioonin, megjithatë ajo që unë dua të them drejtuesit të Voltalias është të mos përtoni të tregoni përvojën tuaj me qeverinë.

Ne mund të themi fjalët më të bukura për Shqipërinë e tj etj por në fund të ditës nëse dikush , një kompani , sipërmarrës në Evropë do tërhiqej nga spotet televizive , do pyeste kush është në Shqipëri, cilët janë ata që po investojne. Nëse përgjigja do ishte asnjë, do kishte vështirësi, prandaj voltalia është një akullthyese në këtë drejtim. Kemi ende disa vite para që ta shkrijmë totalisht këtë akull.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në...