Top News - Xhamitë e zbrazura për festën/ Në xhaminë e madhe të Mekës, falja është bërë pa besimtarë

  • 4 years ago
Falja e kurban bajramit, në xhaminë e madhe në qytetin e shenjtë të Mekës, është zhvilluar për të parën herë në historinë moderne, pa besimtarë, për shkak të pandemisë së koronavirusit.


Autoritetet saudite, lejuan vetëm stafin e pastrimit dhe personelin e sigurisë të hynte atje.

Në të kundërt, me mijëra vetë u falën jashtë Shën Sofisë në Stamboll, në ditën e parë të festës së kurban bajramit, dhe kjo ishte në të njëjtën kohë edhe hera e parë që falja e bajramit mbahej në ndërtesën ikonike që pas kthimit të saj në një xhami, më herët këtë muaj.

Edhe në xhaminë Al Aqsa, në Jeruzalem, besimtarët palestinezë u falën në ditën e parë të festës së sakrificës, që në të gjithë botën myslimane kremtohet në nder të vullnetit të Ibrahimit për të sakrifikuar djalin e tij për zotin.

Në vende të tjera myslimane të botës, faljet u ndaluan ose u kufizuan për shkak të pandemisë. Festës së kurban bajramit, i parapriu rituali i Haxhit, që këtë vit, nuk ngjasonte me asnjë ritual të mëparshëm. Si asnjëherë më parë, Arabia saudite ndaloi ardhjen e pelegrinëve nga vende të tjera të botës dhe lejoi vetëm shtetasit e saj, në numra të kufizuar, të kryenin një nga obligimet kryesore të islamit. Pelegrinët myslimanë ecën përreth qabesë në ditën e tretë të Haxhit ndërkohë që më herët iu ngjitën malit Arafat, gjithçka nën kontrolle të rrepta dhe masa distancimi social.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EidMubarak#Istambul#TopChannel

Recommended