Kosova mes kufizimeve nga pandemia - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjatë kësaj jave Kosova ka shënuar rekorde viktimash dhe infeksionesh qëkurëse ka nisur pandemia covid 19. Sistemi shëndetësor po përballet me mungesë kapacitetesh dhe kërkon më tepër personel mjekësor pasi një numër i konsiderueshëm punonjësish janë infektuar me koronavirus. Kryeministri Avdullah Hoti ka vizituar këtë të premte Qëndrën Klinike Universitare dhe deklaroi se gjendja është e rëndë por përballja me pandeminë është mision kombëtar. AVDULLAH HOTI KRYEMINISTER I KOSOVES ?Unë sot i falëndëroj të gjithë qytetarët që po i respektojnë masat për këtë ditë feste. Duket që apeli që kemi bërë si qeveri, bashkë me të gjitha institucionet dhe aktorët e tjerë të përfshirë në menaxhimin e kësaj situate, ka dhënë efekt. Shpresoj që kjo të vazhdojë dhe njerëzit t?i respektojnë masat dhe të jenë të vetëdijshëm, sepse vetëm kështu mund ta menaxhojmë këtë situatë?.Rrugët e Prishtinës duken thuajse të boshatisura, njerëzit janë ndërgjegjësuar për mbajtjen e maskës ndërsa xhamitë kanë qënë të mbyllura edhe në festën e Kurban Bajramit. Në Kosovë, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus i ka kaluar 8 mijë ndërsa 212 pacientë kanë humbur jetën dhe rreth 5 mijë të tjerë janë shëruar.Edhe në vendet e tjera të rajonit situata e shkaktuar nga pandemia mbetet shqetësuese.

Recommended