Investimet e Televizionit Klan, televizionit me te ndjekur ne vend (21 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Në mbledhjen e sotme të Ansamblesë së Shoqërisë "Media 6", pronare e Televizionit Klan, u vendos të investohej rreth 800 mijë dollarë për fuqizimin e televizionit tonë me qëllim rritjen e nivelit të transmetimeve dhe të audiencës së Televizionit Klan. Mbledhja miratoi projektet e investimeve për periudhën shtator-dhjetor 2000. Në këtë mbledhje u miratua projekti për financimin dhe ngritjen e dy studiove në Televizionin Klan, Shkodër dhe Gjirokastër. Këto studio do të lidhen me studion qendrore për transmetimet direkte dhe pajisjen me aparatura profesionale dixhitale.
Ky projekt kushton 250 mijë dollarë dhe do të përfundojë deri në fund të muajit tetor. Ndërkohë u miratua edhe financimi për blerjen e të drejtës ekskluzive për transmetimin e ndeshjeve të futbollit të Kupës së Kampionëve të Europës. Blerja e kësaj të drejte kushtoi 300 mijë dollarë. Me këtë blerje Klan është i pari dhe i vetmi që del nga lista e transmetimeve pirate të kësaj veprimtarie kaq të rëndësishme të futbollit europian. Krahas kësaj blerjeje, ortakët e Tv Klan miratuan dhe projektin e shërbimin të agjensisë Reuter me gjithë shërbimet e tij.
Kjo do të thotë që bashkë me informacionin e shpejtë, do të mbërrijë dhe figura nga çdo cep i botës. Është hera e parë që një televizion shqiptar blen këtë lloj shërbimi. Përsa i përket investimeve në mbulimin me sinjal, sot u miratua financimi i projektit për shpërndarjen e sinjaleve tona në zonën verilindore si Pukë, Kukës, Tropojë dhe Mirditë. Ky mbulim do të realizohet nga vendosja e një transmetuesi 2 kilowat në stacionin e Mides si dhe nga vendosja e katër përsëritësve në qytetet përkatëse me një vlerë prej 105 mijë dollarë.
Po në këtë kuadër u miratua dhe financimi i projektit për fuqizimin e kanalit të Tv Klan në Kosovë duke vendosur një transmetues 1000 Wat me një vlerë prej 70 mijë dollarë. Vendimi për këtë investim u mor pasi dhe sondazhet e televizioneve ndërkombëtare e kanë renditur Televizionin Klan si televizioni më i ndjekur në vend./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/