Fiks Fare/ Varfëri/ Të harruar për së gjalli!

  • 4 years ago
Fshati Spathar i Librazhdit është një fshat i vogël që nuk e kalon numrin e 120 banorëve. Shtëpitë e fshatit janë të shpërndara mes pyjesh në një terren të thyer malor. Pasi një orë udhëtimi me makinë nga Librazhdi gazetarët e Fiksit mbërritën në dy familje të dy vëllezërve Kaca. Në familjen e parë jeton zonja e shtëpisë Trëndafile Kaca së bashku me të bijën e saj 20 vjeçe. Para dy vitesh, ajo ka humbur bashkëshortin nga një sëmundje keqe. Megjithëse e operuar katër herë, ajo mundohet me të gjitha mënyrat për mbijetuar së bashku me te bijën duke mbjellë pak misër, duke mbledhur ndonjë bimë mjekësore. Terreni është mjaft i thyer dhe asnjë mjet bujqësor nuk mund të hyjë në tokën e saj. Ndihmë për të janë 4300 lekë në muaj ndihmë ekonomike. Dollap për ushqim është improvizuar frigoriferi ku ajo ka grumbulluar pak gjize, pak gjalpë, ca kokrra vezë, turshi dhe djathë.
Pas shtëpisë së zonjës Trëndafile, ndodhet shtëpia e kunatit të saj, vëllait të burrit, zotit Ramazan Kaca i cili jeton më dy djemtë dhe gruan e tij në një dhomë. Edhe këtu gjendja ekonomike është mjaft e keqe. Zoti Ramazan është 64 vjeç nuk merr pension sepse nuk ka mbushur moshën, ndërsa e shoqja është 54 vjeçe, është e sëmur me probleme të shëndetit mendorë dhe merr KEMP. Dy kunetërit e saj, enden sa andej këndej nëpër fshatra sepse nuk janë mirë nga gjendja shëndetësore, pasi sipas saj janë edhe ata me probleme të shëndetit mendorë si nëna e tyre. Njëri është 29 dhe tjetri 31 vjeç. Kjo familje jeton me 4300 lekë ndihmë ekonomike dhe KEMP-in e zonjës së sëmurë. Gatuajnë jashtë mbi një sobë, dhe nuk kanë as banjë Edhe këtu pamjet e skamjes janë po të njëjta.


Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Foll...

Recommended