Wake Up/ Egbo për deklaratën në BBC: 1% e shqiptarëve janë racistë, 99% janë familja ime

  • 4 years ago
Trajneri i ekipit të Tiranës, Emmanuel Egbo, komentoi sot në "Wake Up" për intervistën e dhënë pak ditë më parë në "BBC Sport". Në mbarë mediat qarkulloi lajmi se nigeriano-shqiptari ishte shprehur se në Shqipëri ka racizëm dhe i ka rastisur që të fushë t'i hedhin banane e ta fyejnë. Por sot ai tha se deklarata e tij ka dalë jashtë kontekstit, është ekzagjeruar shumë. "E pranoj që i kam thënë ato fjalë por vetëm 1 përqind e shqiptarëve mund të jenë racistë. Unë kam gati 20 vjet këtu dhe kam kaluar një jetë të mrekullueshme".- u shpreh i emocionuar shpreh Egbo. Ai shtoi se 99 përqind e shqiptarëve janë si familja e tij e dytë pasi e kanë respektuar shumë. "Ka ndodhur para shumë vitesh, kur Shqipëria sapo ka dalë nga komunizmi. Shumica nuk kishin pasur kontakte me njerëz me ngjyrë dhe vepronin nga injoranca apo nga padituria."-përfundoi Emmanuel.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended