Përbërësit: 1 zog ose pulë e vogël 70 gr gjalp ( 3 lugë gjelle) 2 1/2 lugë gjelle miell gruri 2 1/2 lugë gjelle miell misri 4 thelpinj hudhër 1/2 lugë gjelle piper të kuq 1 litër lëng pule kripë dhe piper të zi Përgatitja: Në një tenxhere me ujë të valuar vendosim copat e pulës të pastruara , kripë e lëmë pulën të ziejë deri sa mund të shpojmë lehtë me pirun. Shkrijmë gjalpin shtojmë miellin, kaurdisim deri sa të marrë ngjyrë. Shtojmë hudhrat e shtypura, piper e kuq, I përziejmë dhe e shuajmë me 1 litër lëng pule e përziejmë dhe e shuajmë me 1 litër lëng pule, e përziejmë mirë dhe e lëmë të marrë valë. Shtojmë copat e pulës I lëmë 5 minuta të vlojnë sëbashku me çervishin dhe e shërbejmë të spërkatur me piper të zi.