SPAK kerkoi arrestimin per 2 komisionere te vdekur |Lajme-News

  • 4 years ago
Emrat e Besim Bregut dhe të Kasem Lalës ishin mes 22 komisionerëve që do të përgjigjeshin penalisht për manipulimin e votave në Durrës, në qendrën e votimit të fshatit Rubjek.
Për Besim Bregun, prokurorët e SPAK kishin kopsitur dosjen dhe kishin siguruar masën e arrestit me burg, ndërsa për Kasem Lalën, detyrim paraqitje.
Por një ditë pas njoftimit zyrtar, rezultoi se të dy komisionerët kishin ndërruar jetë.
Në përgjigje të interesimit të gazetarëve, prokurorët e SPAK thanë se dy personat nuk ishin regjistruar si të vdekur në Gjendjen Civile nga familjarët e tyre.
Pas verifikimit në Gjendjen Civile, prokurorët kishin lëshuar urdhër arrestet.
Nga ana tjetër, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, vijon hetimet për këtë dosje, ku mendohet se janë hedhur rreth 160 vota më tepër, shumica emigrantë që nuk ishin kthyer nga jashtë.
20 komisionerët do të njihen në gjykatë me masën e sigurisë, ku për 9 prej tyre është dhënë në mungesë ?arrest me burg?.
Komisionerë të Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, LSI dhe Partisë Republikane, kishin marrë listën e personave që nuk ndodheshin në Shqipëri dhe kanë votuar ne emër të tyre.
Ata u zbuluan nga hetimet e Dosjes 339, që nisi për laboratorin e heroinës në Brenogë të Hasit.
Tv Klan


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/