Top News - U dëmtua nga tërmeti/ Rama në shkollën ‘Llesh Nik Daka’

  • 4 years ago
Objektet arsimore të cilat u rrënuan nga tërmeti i 26 Nëntorit të shkuar, janë sot kantieret ku puna për rindërtimin po ecën me ritmet më të shpejta, në mënyrë që të arrihet objektivi, për hapjen e këtyre shkollave për nxënësit në 26 Nëntor të këtij viti.
Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj ishin në shkollën ?Llesh Nik Daka?, në Lezhë e cila pritet që në 26 nëntor të jetë gati për të pritur 535 nxënës.
?Fondi është gati 2.5 milion dollarë. Është mbi 3900 metra katrorë ndërtim. Vetëm në gati 30 ditë kemi kaluar në katet e dyta në objektet arsimore,?
Kryeministri Edi Rama kërkoi nga firma ndërtuese që të ecet me të njëjtat ritme në mënyrë që të kapen afatet e vendosura për shkollat.
Ndryshe nga më parë, shkolla e mesme e bashkuar ?Llesh Nik Daka? do të ketë ambiente për të gjitha funksionet e një shkolle dhe qendre komunitar siç janë laboratorët, këndet sportive, mjediset e shërbimeve, infrastrukturë moderne më e sigurt dhe me kushte optimale.
Aktualisht janë 143 shkolla të reja në zonat e prekura nga tërmeti të cilat janë në programin e Rindërtimit.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EdiRama#ArbenAhmetaj#TopChannel