Gjirokastër, ndërhyrjet në muze/ Qyteti ka një rrjet të degraduar muzeumesh, pa standardet minimale

  • 4 years ago
Në Gjirokastër janë drejt finalizimit konsultimet publike të cilat lidhen me ndërhyrjet në disa muzeume kryesore të qytetit.


Mbështetja vjen prej Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe planifikohet ndërhyrja në muzeun etnografik, muzealizimi dhe interpretimi i duhur i tij gjithashtu muzealizimi dhe interpretimi i shtegut të ?Sokakaut të të Marrëve? dhe shtegun ?Kronikë në gur? që lidhen me shtëpinë e Ismail Kadaresë në Gjirokastër dhe se fundi shtegu i Edward Lear dhe ushtarëve që e kanë përshkuar ndër shekuj Gjirokastrën.

Tritan Pistoli ekspert social: Gjirokastra trashëgoi nga e kaluara e socializmit një rrjet të degraduar muzeumesh që nuk plotësojnë as standardet minimale të sigurisë, funksionalitetit dhe që kanë probleme madhore të konceptimit dhe përmbajtjes. Muzeu Etnografik njëherazi i identifikuar si shtëpia e Enver Hoxhës ka një identitet të dyfishtë dhe mungon plotësisht origjina datimi dhe skedat për objektet e ekspozuara. Muzeu Kadare është larg modelit të një muzeu universal dhe megjithëse i konceptuar së fundi nuk është interaktiv me vizitorët.

Elena Mamani arkitekte:I gjithë rrjeti i muzeumeve dhe ajo çfarë përfaqëson ofertën e turizmit kulturor dhe historik në Gjirokastër ka vlerë që të rishihet. Specialistët shpesh kanë kërkuar rivlerësimin dhe rikonceptimin e muzeumeve, sidomos të disa muzeumeve kryesorë të cilët ende kanë përmbajtje ideologjike. Shumë prej tyre nuk po rishkohen që prej periudhës së komunizmit kohë në të cilën edhe janë krijuar.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Gjirokastër#Museum#TopChannel

Recommended