Kosove, restorantet ne proteste - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shoqata e gastronomëve të Kosovës vijon protestat kundër kufizimeve të vendosura nga qeveria për mbylljen e aktivitetit nga ora 21 deri në 5 të mëngjesit. Në shenjë simbolike, protestuesit kanë dorëzuar celësat duke u ankuar se nuk kanë marrë asnjë mbështetje nga qeveria. Sipas kreut të shoqatës së gastronomëve, Petrit Kllokoqi, qeveria ka një javë kohë për të plotësuar kërkesat e tyre. Në të kundërt do të vijojnë demonstratat. PETRIT KLLOKOQI KREU I SHOQATES SE GASTRONOMEVE, KOSOVEEdhe pse tubimi i sotëm ishte paqësor, policia ka ndërhyrë për të shpërndarë turmën. (thirrja e policisë)Këtë të hënë, Kosova shënoi një numër rekord të të infektuarve ndërsa 8 persona të tjerë humbën jetën nga koronavirusi.NASER RAMADANI DREJTOR I IKSHKAktualisht në Qendrën Klinike Universitare si dhe në spitalet rajonale po trajtohen 598 pacientë, 43 prej të cilëve janë në gjendje shumë të rëndë. Autoritetet thanë gjatë fundjavës se Kosova ka një kapacitet prej 700 shtretërish për të trajtuar të sëmurët me COVID-19.

Recommended