Kosove / Pronare e kengetare ne proteste - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dhjetra pronarë restorantesh dhe këngëtarë në Kosovë kanë protestuar kundër vendimit të qeverisë për të mos lejuar organizimin e dasmave dhe ceremonive të tjera familjare. Ata ndihen të diskriminuar pasi arsyetojnë se një pjesë e madhe e bizneseve janë hapur.AFRIM MUÇIQI KENGETAR ?Është një dëm i madh që i është bërë edhe estradës, edhe gastronomisë por edhe ekonomisë së Kosovës. Sepse edhe ne duhet të punojmë si të gjithë të tjerët. Dhe kërkesat tona janë shumë të qarta. Ose duhet të punojnë të gjithë, ose mos të punojë asnjëri.?Për disa prej tyre, koronavirusi është gënjeshtër dhe kjo situatë po i çon bizneset drejt falimentimit.Por kreu i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, ka deklaruar se javën e fundit është shënuar një rritje e rasteve me covid 19, ndaj u bëri thirrje qytetarëve të jenë më të kujdesshëm ndaj zbatimit të masave parandaluese. NASER RAMADANI DREJTOR I IKSHPEdhe kryeministri Avdullah Hoti, pas mbledhjes së qeverisë paralajmëroi rrezikun nga vala e dytë e pandemisë. Kjo, sipas shefit të qeverisë, mund të thellojë krizën ekonomike dhe të cojë drejt kolapsit sistemin shëndetësor.

Recommended