Fushata ndryshe për universitetin/ Prezantimi online i platformave, mungojnë takimet me studentët

  • 4 years ago
Fushata zgjedhore ne universitete nuk po zhvillohet si më parë për shkak të pandemisë se covid-19.


Kandidatët për organe drejtuese në institucionet e arsimit të lartë nuk janë në auditore para studentëve dhe stafit akademik për te prezantuar mënyrën se si ata duan të udhëheqin për një mandat 4 vjeçar. Ndërkohë qe universiteti është në heshtje, fushata zgjedhore në universitete që ka nisur më 30 qershor po zhvillohet virtualisht.

Në fakt është një fushatë e veçantë, pasi po përdorim komunikimin online. Universiteti i Tiranës ka 40 departamente e kam diskutuar me qindra pedagogë. Por më mungojnë shumë studentët, me ta jam përpjekur të flas nëpërmjet rrjeteve sociale.

? Është situatë e vështirë por edhe detyrim ligjor për zhvillimin e zgjedhjeve se na kanë mbaruar mandatet. Në universitetin e mjekësisë është disi më e thjeshtë se jemi mjek veç pedagog e diskutojmë e në QSUT. Megjithatë edhe nëpërmjet rrjeteve sociale apo platformën e kam dërguar në e-mail.?

Ndërsa unioni i këshillave studentore në një deklaratë për shtyp vlerëson se procesi zgjedhor po shkon drejt një farse zgjedhore pasi nuk mundësohet pjesëmarrja e studentëve. Studentët kërkojnë që të ndalohet ky proces që nuk garanton gjithëpërfshirjen në votime. ?Më shumë se proces zgjedhor është thjesht një klishe ku janë të njëjta emra që kandidojnë. Jo votime po thjesht noterizime?

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Fushata#Universitetet#TopChannel

Recommended