Top News - Videoja emocionuese/ Ledri dhe Sara prindër të një vajze

  • 4 years ago
Pas shumë kohësh aludime në media, reperi kosovar, Ledri Vula dhe partnerja e tij, Sara Hoxha, më në fund kanë zbuluar për fansat që shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë.
Nëpërmjet një videoje në rrjete sociale, çifti ka vendosur të bëjë publike edhe gjininë e bebit që pritet të vijë në jetë.
Të dy buzë detit, Ledri dhe Sara plasin një tullumbace nga ku shpëthejnë pupla ngjyrë rozë, gjë e cila ka bërë që çifti të emocionohet aq shumë sapo kanë mësuar që do të jenë prindër të një vajze.
?Jom ka des sytë me t?i pa?, ka shkuar Ledri përbri videos, ku shihet duke puthur dhe përqafuar Sarën nga gëzimi.
Çifti janë treguar të rezervuar deri më tani sa i përket thashethemeve për një shtatzani të mundshme, paçka se në fotot që Sara publikonte në rrjete sociale, shtoheshin dyshimet që ajo ishte në pritje të ëmbël.
Lajmin e bukur, Ledri nuk nguroi ta ndante me publikun edhe ne studioet e se dielles ne top channel, duke shtuar me bindje se do te ishte nje baba shume i mire, dhe si i tille tashme ka filluar te sillet.
Kujtojmë që Ledri dhe Sara vetëm pak kohë më parë pranuan publikisht edhe marrëdhënien e tyre.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#LedriVula#Sara#TopChannel