Drejtuesit e mjeteve nën radar, në pak orë pezullohen 18 leje drejtimi, 21 gjoba dhe 2 arrestime

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Mos shpejtoni dhe mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur se radari, alkool testi dhe polici rrugor janë në detyrë.

Ky është apeli që i bën policia rrugore të gjithë qytetarëve, por kryesisht drejtuesve të mjeteve të cilët gjatë fundjavave lëvizin edhe në orët e vona të mbrëmjes edhe pasi kanë konsumuar alkool.

Gjatë kontrolleve ka rezultuar se drejtuesit e mjeteve ecin me shpejtësi 145 km/h ? 164 km/h në rrugët inter-urbane Tiranë-Durrës-Tiranë dhe Sauk -Tuneli i Kërrabës-Tiranë duke u kthyer në një rrezik potencial për të shkaktuar ngjarje rrugore dhe pasoja fatale për jetën e drejtuesit.

Si rezultat i kontrollit me radar, vetëm për pak orë janë pezulluar 18 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara, janë vendosur dy masa maksimale nga 30 mijë lekë të reja për shpejtësi tej normave të lejuara pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj dhe 21 masa administrative për shpejtësi dhe parakalime të rrezikshme në rrugë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/drejtuesit-e-mjeteve-nen-radar-ne-pak-ore-pezullohen-18-leje-drejtimi-21-gjoba-dhe-2-arrestime/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended