Top News - Bizneset po falimentojnë/ Basha-shkak, paaftësia e qeverisë

  • 4 years ago
Kryetari i Partisë Demokratike , Lulzim Basha përmes një postimi në facebook ka akuzuar sërish qeverinë Rma se për shkak të paaftësisë së saj shumë biznese të vogla po ulin qepenat dhe po falimentojnë. Sipas Bashes çdo muaj janë raportuar me qindra biznese te vogla te mbyllura, sektor që punëson 70% të shqiptarëve. . ?Paaftësia e qeverisë Rama për t?i ardhur në ndihmë ekonomisë në këtë kohë krize të thellë, është vrastare për biznesin e vogël i cili punëson 70% të shqiptarëve. Ritmet e mbylljes së bizneseve të vogla po rriten çdo muaj. Sot ato po ulin masivisht qepenat duke lënë pa punë mijëra familjarë prej taksave të larta, korrupsionit dhe tarifave të shumta të pushtetit lokal? thote Basha ne reagimin e tij. Kreu demokrat thote se me planin ekonmik të PD synohet mbështetja dhe nxitja që biznesi i vogël te rritet dhe të ecë përpara. ? Një taksë e vetme sa 0.5% e xhiros, dhe do të heqim të gjitha taksat dhe tarifat lokale, për të luftuar informalitetin, për të rritur fitimin dhe për të nxitur punësimin. Karantinimi i çdo inspektoriati për 1 vit, deri në një reformë të vërtetë të standarteve europiane, do të zhdukë terrorin e bandave të inspektoriateve dhe do të rivendosë dinjitetin dhe lirinë e sipërmarrjes?, thuhet ne postimin e Bashes. sipas kreut opozitar shqiptarët meritojnë dhe do të kenë një qeveri që me përgjegjshmëri dhe seriozitet do ti kthejë frymëmarrjen ekonomisë se vendit.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#LulzimBasha#Bizneset#TopChannel