Report TV -Shkëlzen Berisha nuk deklaroi në ILDKP aksionet në kompaninë ‘Logal

  • 4 years ago
Asnjë reagim deri sot as nga familja Berisha, as nga institucionet qeveritare, për të sqaruar rrethanat e skandalit financiar i Shkëlzen Berishës me kredinë e dyshimtë 1.8 milionë euro, me të cilën pretendon nga njëra anë se ka blerë në datën 19 dhjetor 2018 disa prona pranë Gërdecit, duke i lënë ato si kolateral edhe pse me vlerë shumë të ulët se sa principali, ndërsa në dokumentet e kompanisë së tij 'Logal? sh.p.k thotë se në të njëjtën kohë ka blerë disa makineri dhe impiante me vlerë 1.9 milionë euro. Ndërkaq, dokumentet e reja të siguruara nga Shqiptarja.com konfirmojnë se Shkëlzen Berisha nuk ka deklaruar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive aksionet në kompaninë 'Logal? sh.p.k., përmes të cilës ka blerë 3 parcela arë për një total prej 6.183 metra katrorë dhe 3 parcela te tjera truall prej 14.220 metra katrore nga të cilat 5.066.5 metra katrorë godinat, tek kompania ?Abduramani? sh.p.k, tek kompania ?Mulliri i Artë? sh.p.k si dhe tek shtetasi Agur Abduramani.

Ky dokument tregon se kompania ?LOGAL? është themeluar në 7 dhjetor të vitit 2015, me administrator dhe aksioner të vetëm Shkëlzen Berishën. Në deklaratën e pasurisë së vitit 2015, Shkëlzen Berisha nuk deklaron aksione në ndonjë kompani apo pjesë të kapitalit në zotërim. Ndërkaq, neni 4 i ligjit nr. 9049, datë 10.4.2003, për deklarimin e pasurive, parashikon që personi i lidhur me zyrtarin në rastin konkret, Shkëlzen Berisha, duhet të deklarojë, përpos të tjerave, edhe aksionet dhe pjesët e kapitalit në zotërim gjatë vitit të deklarimit.