Top News - Shkelën aktin normativ/ Gjobë subjekteve për muzikën e lartë

  • 4 years ago
Policia e Tiranës ka gjobitur me nga 1 milion lekë, 4 subjekte që ushtronin aktivitet të shoqëruar me muzikë të lartë, në kundërshtim me Aktin Normativ dhe urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë. Sipas njoftimit për shtyp të policisë së Tiranës, subjektet u kontatuan me shkelje gjate kontrolleve te ushtruara ne zona te ndryshme te Tiranes me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe në zbatim të Aktit Normativ të 20 korrikut 2020 që përcakton se ?Në çdo mjedis shërbimi ndalohet muzika pas orës 20:00?. ?Në përfundim të veprimeve të para u mor masë administrative gjobë 1.000.000 lekë, për secilin nga 4 subjektet e konstatuara në shkelje të Aktit Normativ. Policia e Tiranës apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19? thuhet ne njoftimin e policisë. Vendimi për ndalimin e aktivitetit të klubeve dhe lokaleve të natës me muzike live dhe moslejimi i muzikës së lartë në baret e restorantet e tjera, u mor nga komiteti teknik i ekspertëve javën e kaluar si një masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, duke marrë shkas nga numri i lartë i infektimeve që vazhdon prej javësh .

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Gjoba#TopChannel

Recommended