Alibeaj: Sot do shkojmë në Këshill Politik por duam seriozitet, Rama ka ardhur me produkt të gatshëm

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Pasditen e sotme do të mblidhet sërish Këshilli Politik për të diksutuar për ndryshimet kushtetuese, që mund të kalojnë në parlament javën e ardhshme (30 korrik).

I ftuar në hapësirën e intervistës në ?RTV Ora?, ish-deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibej, tha se opozita jashtëparlamentare do të marrë pjesë në mbledhje.

Por Alibeaj, u shpreh se mazhoranca kërkon të diskutojë për ndryshimet kushtetuese, që sipas saj është diçka e përfunduar sepse ka kaluar edhe në Këshillin e Legjislacionit.

Enkelejd Alibeaj: ?Kjo është një mbledhje ku ne do të shkojmë si opozita jashtëparlamentare por opozita reale në fakt. Ajo që mbetet për tu diskutuar është se çfarë do të diskutojmë. Kjo është thelbi i gjithë diskutimit. Deri tani dimë këtë gjë, kërkesa e mazhorancës është që të diskutojmë për një çështje të cilën ata e kanë diskutuar, e kanë shqyrtuar sipas mendimit të tyre, e kanë shkruar, e kanë draftuar, e kanë kaluar në Këshillin e Legjislacionit dhe nuk e lëvizin më.?

?Ashtu siç e tha kryeministri dje, ajo që është shkruar nuk ndryshohet, dhe këtu pyetja është çfarë do diskutojmë. Më tepër sesa kjo më e rëndësishme është që, për të treguar konstruktivitet, që jemi të gatshëm për të respektuar të gjitha dimensionet dhe traditën e krijuar në Këshillin Politik. Kemi nënshkruar një marrëveshje më 14 janar e cila dha produktin e vet në 5 qershor, dhe jemi të gatshëm që duke respektuar të gjitha ato dimensione dhe rregulla të Këshillit Politik, do të jemi aty.?

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/alibeja-sot-do-shkojme-ne-mbledhjen-e-keshillit-politik-por-duam-seriozitet-rama-ka-ardhur-me-produkt-te-gatshem/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv